Botë

Libani thotë se 105 persona u vranë të dielën nga sulmet izraelite

Liban

Foto: Associated Press

Të paktën 105 njerëz janë vrarë në sulmet izraelite të dielën, kanë njoftuar autoritetet libaneze, raportoi BBC-ja.

Sipas të dhënave të publikuara, edhe 359 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur. 

Kryeministri i këtij vendi, Nijab Mikati, ka thënë se konflikti i vazhdueshëm mund të ketë detyruar tashmë deri në një milion njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre në të gjithë vendin.

Gjatë natës, një ndërtesë u godit në lagjen Kola të Bejrutit, duke u regjistruar si sulmi i parë izraelit në qendër të këtij vendi. 

Fronti Popullor për Çlirimin e Palestinës (PFLP) – të cilin SHBA-ja dhe BE-ja e konsiderojnë organizatë terroriste, ka thënë se tre nga drejtuesit e saj janë vrarë në sulm.