Autoritetet e Shëndetësisë së Libanit kanë raportuar se të paktën 18 persona janë vrarë në sulmet izraelite të së martës.
Ushtria Izraelite ka sulmuar kryeqendrën Bejrutin të mërkurën për herë të parë në pesë ditë, raporton “BBC”. Izraeli ka pretenduar se ka sulmuar armët e Hezbollahut të fshehura në një depo nëntokësore.
Ministria e Shëndetësisë së Libanit ka njoftuar se pesë persona janë vrarë në Riyaq në Luginën Bekaa në lindje të Libanit. Në Jug, pesë të tjerë u vranë në Srebbine e tre në Touline.
Në Qana, pati një seri të sulmeve, ku u vra një person dhe u lënduan 30 tjerë. Mediumet shtetërore pretendojnë se numri i të vdekurve në këto sulme mund të arrijë deri në dhjetë.
Ndërkohë katër u vranë në Mazra’at Meshref.
Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog të martën tha se Libani "po e paguan çmimin" për Hezbollahun.