Botë

Libani dënon thirrjet e Izraelit për largimin e paqeruajtësve

Najib Mikati - kryeministri i Libanit

Kryeministri i Libanit, Najib Mikati, ka dënuar thirrjet e kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, për largimin e menjëhershëm të trupave paqeruajtëse të OKB-së, raporton “BBC”. 

Netanyahu bëri këtë thirrje për largimin e paqeruajtësve nga kufiri Izrael – Liban menjëherë. 

Mikati e ka përshkruar këtë “si kapitull të ri të qasjes së armikut të mosveprimit  me norma ndërkombëtare”. 

Përleshjet mes Hezbollahut dhe forcave izraelite janë intensifikuar në ditët e fundit ku janë lënduar një numër i paqeruajtësve të OKB-së. Rreth 40 shtete kanë dënuar fuqishëm sulmet ndaj paqeruajtësve në Liban.