Botë

Lëndohen 21 persona nga bombardimet ruse në Kharkiv të Ukrainës

Ukraine

Foto: Associated Press

Të paktën 21 njerëz janë lënduar, duke përfshirë pesë fëmijë, kur forcat ruse kanë bombarduar qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv dhe rajonet përreth, kanë thënë zyrtarët ukrainas të hënën.

13 njerëz janë lënduar në sulme të ndryshme në një ndërtesë banimi dhe hapësirë depoje në Kharkiv dhe tetë të tjerë në qytetin Chuhuiv në juglindje, ka thënë guvernatori rajonal, Oleh Syniehubov.

Autoritetet ukrainase kanë thënë se Rusia e ka goditur Kharkivin me bomba të drejtuara dhe Chuhuivin me një sistem i lëshimit të raketave, raporton Reuters.

Dy njerëz janë vrarë gjithashtu në rajonin jugor të Ukrainës Kherson të dielën në mbrëmje, pasi forcat ruse e kanë goditur qendrën e qytetit.

Rusia e ka mohuar se shënjestron civilë gjatë pushtimit në shkallë të plotë, i nisur në shkurt të vitit 2022, por shpesh godet qytete dhe qyteza.