Këshilltarja për media e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, ka thënë se më shumë se 15 shtete hartuar marrëveshje tregtare për tarifat me Shtetet e Bashkuara dhe ato janë duke u shqyrtuar.
Ajo ka shtuar se disa marrëveshje me shtetet do të bëhen të ditura “shumë shpejt”.
Siç ka thënë ajo, presidenti amerikan Donald Trump po e kthen SHBA-në në “fuqi prodhuese”.
Ndërkohë ka folur edhe për çështjen me ndaljen e fondeve për Universitetin Harvard. Ka thënë se universiteti nuk i ka marrë seriozisht paralajmërimet e administratës Trump për antisemitizmin dhe për këtë arsye administrata po ngrin mbi 2.2 miliardë dollarë.
Sipas Leavitt, Trumpi dëshiron që Harvardi të kërkojë falje mbi atë që pretendon se ka pasur “antisemitizëm kundër studentëve hebre” në kampus.
E, sa i përket tarifave reciproke me Kinën, Leavitt ka shtuar se “topi është në anën e Kinën” dhe se Trumpi “është i hapur për marrëveshje me Kinën” por “Kina duhet të bëjë marrëveshje me SHBA-në”.