Botë

Le Penit i ndalohet të kandidojë për poste publike për 5 vjet

Marine Le Pen

Marine Le Pen

Foto: Associated Press

Gjykata në Paris ia ka ndaluar Marine Le Penit të kandidojë për poste publike për 5 vjetët e ardhshme. Vendimi është me efekt të menjëhershëm.

Le Pen e ekstremit të djathtë në Francë është shpallur të hënën fajtore për përvetësim të fondeve të Parlamentit Evropiane, për të financuar partinë e saj “Tubimi Kombëtar”.

Gjykata pritet të japë edhe detaje të tjera lidhur me dënimin ndaj saj dhe tetë deputetëve të partisë "Tubimi Kombëtar" që janë shpallur fajtorë bashkë me të. 

Mediat franceze kanë raportuar se Le Pen e ka lëshuar sallën e gjykatës ende pa përfunduar shpallja e dënimit. 

Lexo përditësimet tjera
Marine le Pen

Gjykata në Francë vendos sot për fatin e Le Pen për zgjedhjet e ardhshme

Marine Le Pen e Francës përballet të hënën me një moment të rëndësishëm, pasi një gjykatës...