Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, duke folur për media pas bisedimeve me ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Dmytro Kuleba në Turqi, ka thënë se civilët ukrainas po përdoren si mburoja njerëzore nga forcat territoriale ukrainase.
“Kemi diskutuar kryesisht iniciativën e miqve tanë turq sa i përket çështjeve humanitare. Civilët janë duke u përdorur si pengje nga e ashtuquajtura forcë territoriale e mbrojtjes. Po përdoren si mburoja njerëzore”, ka thënë Lavrov, raporton BBC.
Lavorv ka thënë se Rusia po vazhdon të operojë korridoret humanitare për civilët.