Botë

Las Vegas, policia vret viktimën që kërkoi ndihmë pasi hajnat iu futën në shtëpi

Las Vegas, policia vret viktimën që kërkoi ndihmë pasi hajnat iu futën në shtëpi

Një 43-vjeçar u qëllua për vdekje nga policia në Las Vegas pasi vetë e kishte thirrur për ndihmë derisa po përpiqej ta largonte një person që i ishte futur në shtëpi.

Familja e Brandon Durham, përfshirë vajza e tij e cila ishte fshehur në një prej dhomave, ka kërkuar që polici të shkarkohet.

Vajza e Durhamit ka thënë se policët e kishin trajtuar babanë e saj si të dyshuar dhe jo si viktimë.

Avokati i policit që qëlloi Durhamin ka thënë se ai nuk ka kryer asnjë krim.

Durham kishte thirrur linjën emergjente për të raportuar se dy persona po gjuanin jashtë shtëpisë së tij dhe se po tentonin t’i hynin në shtëpi.

Policët u përgjigjën dhe gjetën vetura me xhama të thyera. Vërejtën edhe dëmin në shtëpi dhe dëgjuan të shtëna nga brenda, çka bëri që policët të thyenin derën për të hyrë brenda.

Kamerat e policisë treguan policin me armën në dorë ndërsa dëgjohen britma. Aty shihet Durhami duke u përleshur me një grua me maskë, teksa në dorë ka një thikë. Polici dëgjohet të thotë “lëshoje thikën” para se të shtijë me armë dhe plumbi të qëllojë Durhamin.

VIDEO: