Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) të premten kanë konfirmuar se në sulmin në lagjen Daniyeh në Bejrut ka vrarë Ibrahim Aqilin, komandantin e lartë të njësisë elitare “Radwan” që i përket Hezbollahut.
Aqil është komandanti i dytë i kësaj njësie që vritet nga Izraeli. Në korrik u vra edhe Fuad Shukr. Të dy u vranë në bastionet e Hezbollahut.
Aqili ishte anëtar i Këshillit të Xhihadit, organi më i lartë ushtarak i Hezbollahut.
Ai kërkohej gjithashtu nga Shtetet e Bashkuara për rolin në bombardimin e një kazerme të marinës amerikane në Bejrut në vitin 1983, si dhe për marrjen e pengjeve amerikane dhe gjermane në Liban në vitet 1980.
Izraeli kreu sulme në kryeqytetin e Libanit edhe gjatë ditës së sotme. Objektiv i sulmeve ishte Aqili. Të paktën tetë persona kanë vdekur nga sulmet e së premtes.