Udhëheqësi aktual i CDU-së, Friedrich Mertz, person dikur i mënjanuar nga Angela Merkeli, i do avionët privatë, urren burokracinë tatimore dhe mbështet Ukrainën. Ndonëse i kritikuar për shfaqjen e stilit luksoz të jetës, Friedrich Merz synon të bëhet kancelari i ekonomisë më të madhe të Evropës. Zgjedhjet në Gjermani do të mbahen më 23 shkurt të vitit të ardhshëm në Gjermani.
Në korrik 2022, disponimi politik mbizotërues në Gjermani ishte i zymtë. Fuqia ekonomike ishte në prag të një recesioni, teksa Rusia kërcënoi ta ndërpriste furnizimin me gaz. Kishte frikë të përhapur për një rënie të prosperitetit. Shkëlqimi kishte filluar t'i shuhej qeverisë së koalicionit të Olaf Scholzit.
Në mes të kësaj paqartësie, ministri i Financave, Christian Lindner, u martua në ishullin Sylt të Detit të Veriut. Dhe një nga të ftuarit, Friedrich Merz, vendosi ta bënte hyrjen e tij në festën luksoze treditore, me avionin e tij privat: një Diamond DA62 me dy motorë, i kompletuar me targa të personalizuara.
Udhëheqësi i partisë opozitare të qendrës së djathtë, Unioni Kristian-Demokrat (CDU) u kritikua ashpër për shkuarjen në dasmë në atë formë, si për shfaqjen e pasurisë së tij, ashtu edhe për injorimin e shqetësimeve për krizën klimatike. Megjithatë, Merz nuk u zmbraps.
"Unë përdor më pak karburant me këtë avion të vogël se çdo veturë kompanie në pronësi të një anëtari të qeverisë federale”, kishte këmbëngulur ai, dhe për këtë arsye, ka shtuar se do të vazhdojë të fluturojë sa herë t’i jepet mundësia.
Me aleancën e tij konservatore që kryeson në sondazhe, Merz tani po përgatitet të marrë kontrollin e vendit, si kancelari i ekonomisë më të madhe të Evropës. Po parashihet triumfi i tij në zgjedhjet e 23 shkurtit në Gjermani. Në një vend ku shfaqjet e pacipë të luksit janë të pazakonta dhe të papëlqyeshme, përdorimi i avionit të tij dhe imazhi i privilegjit mund të kthehen në disfavor të tij.
I përshëndetur nga mbështetësit e tij si kandidati i "kthimit në rrënjë", Merz është një Kristian-Demokrat, krejt ndryshe nga kancelarja e fundit konservatore e Gjermanisë, Angela Merkel.

Mënjanimi nga Merkeli
69-vjeçari shihet si një bashkëshort shembull prej më shumë se 40 vjetësh, baba dhe gjysh, si dhe katolik nga Lindja. Ai ende jeton në Brilon, qytet i Gjermanisë perëndimore në të cilin ka lindur. Profili i tij vështirë se mund të ishte më shumë kontrast me Merkelin, një grua protestante e martuar dy herë, pa fëmijë, e cila u rrit në Republikën Demokratike Gjermane (RDGJ) komuniste.
Trajektoret e tyre brenda CDU-së gjithashtu ndryshojnë. Ndryshe nga Merkeli, e cila e udhëhoqi partinë e saj drejt sukseseve zgjedhore, vlerësimet e popullaritetit të Merzit brenda partisë ndonjëherë kanë qenë aq të këqija saqë ata kanë menduar ta largonin atë.
Megjithatë, këto ditë ai shihet si një kalorës me shkëlqim në rritje, koha e të cilit mund të ketë ardhur më në fund. I njohur mirë në majat dhe teposhtat e jetës politike, ai u mënjanua shumë nga Merkel kur u përpoq të depërtonte në nivelet më të larta të partisë në fillim të viteve 2000. Ai kishte reaguar me zemërim, siç kujton një dëshmitar, si një "pulë pa kokë".
Ai u rikthye vetëm vite më vonë, pasi Merkel ishte larguar nga skena politike, pas një karriere fitimprurëse në fushën e investimeve. U kthye me licencën e pilotit dhe disa milionë euro pasuri, siç shprehen mbështetësit e tij, për ta shpëtuar partinë.
Skepticizmi për Merzin ishte i përhapur, veçanërisht në mesin anëtarëve të partisë, të cilët ishin të pakënaqur me faktin se kishin kaluar shumë vështirësi. Ai kishte bërë pasurinë e tij si kryetar i bordit mbikëqyrës të “BlackRock Asset Management Germany”, një degë e gjigantit amerikan.
I rizgjedhur si deputet në vitin 2021, atij iu deshën tri përpjekje për t'u votuar në krye të partisë. Më në fund ai ia doli dhe që nga janari i vitit 2022 ka qenë lideri kryesor i opozitës gjermane dhe një “njeri i urryer” i Scholzit. Ndërsa Qeveria luftoi me sfida të shumta, Merz u bë ekspert në “fërkimin e kripës” në plagët e aleancës së sëmurë të njohur si “aleanca e semaforit".
Definimi i vetvetes para votuesve do të jetë një nga sfidat kryesore me të cilat do të përballet Merz para ditës së zgjedhjeve. Edhe pse tani emri i tij diskutohet shumë, për pjesën më të mirë të dy dekadave ai tërhoqi pak interes. Ai e përshkruan veten si të nxitur, të përpiktë, punëtor dhe të drejtpërdrejtë. Kritikët e tij thonë se ai është gjaknxehtë dhe arrogant.
Merz është ndoshta më i njohur për idenë e tij në fillim të viteve 2000 që të reduktohen në mënyrë drastike taksat në Gjermani. Po e njëjta elitë, mbi të cilën ai shkarraviti politikën, tani ruhet në arkivat e Shtëpisë së Historisë të Gjermanisë në Bon.
Incidenti "kishte njëfarë hijeshie për të", tha Mariam Lau, një komentuese e “Die Zeit”, në një dokumentar të fundit, “Mensch Merz! Sfiduesi”. "Por ishte gjithashtu performanca e ndikuar e një populisti."
Ky emërtim është ai që ai do të përpiqet ta largojë gjatë fushatës zgjedhore. Merz ka bërë gjithashtu tituj për komentet ksenofobike në lidhje me azilkërkuesit e refuzuar (“turistët socialë” që vijnë në Gjermani për të “marrë dhëmbët”) dhe për përdorimin e shprehjes “pashallarë të vegjël” për t'iu referuar fëmijëve me prejardhje nga familjet emigrante. Ai kërkoi falje për të parën. Komentet e tij ishin bërë virale.
Veshje të tilla populizmi, të marra krahas imazhit të privilegjit të krijuar nga përdorimi i avionit të tij privat, janë ndër shenjat dalluese të Merzit dhe para zgjedhjeve, socialdemokratët në veçanti “ka gjasa të përpiqen ta degradojnë shefin e CDU-së në statusin e një Trumpi gjerman”, parashikoi Lau në një ese të fundit.
Merz ka thënë se është i përkushtuar t'u përmbahet rregullave strikte të frenimit të borxhit të Gjermanisë, mosmarrëveshjet ideologjike mbi të cilat çuan në rënien e koalicionit në fillim të këtij muaji. Por deri në çfarë mase ai do të jetë në gjendje të qeverisë pa reformuar rregullat për të lejuar më shumë huamarrje për të mbuluar kostot emergjente (përkatësisht për Ukrainën), mbetet për t'u parë.

Zotimi për Ukrainën
Merz është një mbështetës i vendosur i Ukrainës. Ai këmbëngul se mbështetja e Gjermanisë për Kievin nuk do të zbehet nën mbikëqyrjen e tij. Ndryshe nga Scholzi, ai ka thënë se do ta mbështeste një rritje të kapacitetit të Ukrainës për të goditur territorin rus. Gjatë një vizite në Kiev pak ditë më parë i tha presidentit ukrainas, Vlodomyr Zelensky se do t'ia siguronte Kievit raketat me rreze të gjatë veprimi, “Taurus”, të cilat Ukraina ia kërkonte Berlinit me këmbëngulje.
"Me këta kufij të rrezes, ne po e detyrojmë vendin tuaj të luftojë me njërën dorë të lidhur pas shpine," i tha ai presidentit ukrainas Zelensky.
Distanca mes Merkelit dhe Merzit mbetet e konsiderueshme. Ndërsa ai i ka zbutur disi kritikat ndaj saj, në veçanti në lidhje me të ashtuquajturën politikë të saj të dyerve të hapura, që lejoi më shumë se një milion refugjatë në Gjermani në vitin 2015, ai ende mban linjën: "Kjo nuk duhet të lejohet të ndodhë përsëri". Po ashtu ka shtuar kërkesën për mbylljen e kufijve të Gjermanisë.
Sfida e tij kryesore është ndoshta Alternativa për Gjermaninë (AfD) e ekstremit të djathtë, së cilës iu shtua popullariteti pas krizës së refugjatëve dhe, duke qenë e dyta në sondazhe pas aleancës konservatore CDU/CSU, dëshiron të jetë partneri më i vogël në një koalicion me të.
Merz, i cili filloi si eurodeputet në vitin 1989, e ka hedhur poshtë vazhdimisht dhe atë fuqishëm idenë, por ka nga ata brenda partisë që po bëjnë presion për bashkëpunim. Ai është i vetëdijshëm se AfD-ja është konkurrenti i tij më i madh dhe është paralajmëruar nga ata në krahun më liberal të CDU-së që të mos miratojë taktikat e tyre.
"Ne mund të jemi në konkurrencë me populistët, por nuk duhet t'i kthejmë metodat e tyre në tonat," ka paralajmëruar Hendrik Wüst, udhëheqës i North Rhine-Westphalia dhe një nga rivalët kryesor të Merzit.
Në një përpjekje për të përcaktuar kufirin për çdo mosmarrëveshje, Merz kohët e fundit u tha mbështetësve në një tubim se ai ishte një patriot.
"Nacionalisti mund ta dojë vendin e tij, por ai urren të gjithë të tjerët”, tha Merz teksa mori duartrokitje të mëdha.
"Patrioti e do vendin e tij dhe respekton të gjithë të tjerët", shtoi ai.
Merz shpreson që deri në shkurt vendi i tij ta dojë përsëri.