Pasagjerët që udhëtojnë nëpërmjet aeroplanit kishin shpresuar se epoka e rregullt “100 mililitra material të lëngshëm” ka mbaruar, por ata po përballen me një zhgënjim. Aeroportet evropiane kanë rifutur rregullin strikt të bagazheve brenda kabinës së aeroplanit, raporton “BBC”.
Disa destinacione në BE kishin hequr rregullin strikt prej maksimum 100 mililitra material të lëngshëm që transportoheshin nëpërmjet bagazhit të dorës që futet brenda kabinës së aeroplanit.
Por, nga sot, të gjitha duhet rikthyer rregullin strikt. I pason një lëvizje të ngjashme që kishte ndërmarrë Britania e Madhe më herët këtë verë.
Kjo do të thotë se nëse jeni në pushime, atëherë nuk mund të blini ndonjë shishe më të madhe të kremit kundër diellit, parfumeve apo të fusni në çantë ndonjë pije përpara se të shkoni në aeroport, nuk mund të prisni që t’i mbani ato me valixhen e dorës që doni ta merrni me vete lartë në kabinën e aeroplanit.
Por, pse ndodhi kjo? Dhe a do të rikthehen sërish ato rregulla më të buta?
Pasagjerët nëpër botë janë mësuar me rregullin strikt 100 mililitra për materiale të lëngshme, pasta të dhëmbëve dhe xhel, të cilat duhet vendosur në një qese plastike.
Mirëpo, makineritë e reja me teknologji më inovative të skenimit në teori mund të lejojnë sasi më të madhe të materialit të lëngshëm që të kalojë, dhe laptopët të mbesin në valixhe dore.
Disa aeroporte të BE-së, si ata në Romë e Amsterdam, kishin zbutur rregullat.
Mirëpo, BE-ja ka rivendosur limitin e 100 mililitrave që të adresohen çështjet teknike me pajisjet e reja.
Në korrik, dega e Evropës e Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve (ACI) kishte kritikuar kufizimet duke i quajtur “goditje për pasagjerët dhe po ashtu për investimet e mëdha të bëra në aeroport.
Komisioni Evropian në fund të korrikut kishte njoftuar se do të rikthehen kufizimet 100 mililitërshe. Nuk ka ndonjë datë se kur do të zbuten rregullat sërish.