Kryeprokurorja e Ukrainës, Iryna Veneditktova, ka thënë për “Sky News” të dielën se Rusia ka kryer krime lufte nëpër Ukrainë.
Ajo ka treguar se vetëm në rajonin e Kievit janë regjistruar deri më tash 1222 të vdekur.
“Sigurisht ajo që kemi parë nga terreni në gjitha rajonet e Ukrainës janë krime lufte, krime kundër njerëzimit, dhe do të bëjmë çdo gjë që të merremi me këtë çështje dhe që fajtori të dënohet”, ka thënë Veneditktova.
Duke iu referuar sulmeve me raketa në stacion të trenit në qytetin ukrainas Kramatorsk, ku u vranë mbi 50 civilë, Veneditkova tha se janë qartë krime lufte.
“Absolutisht është krim lufte. Ishte raketë ruse që vrau mbi 50 persona. Ata persona thjeshtë ishin strehuar atje për të shpëtuar jetët e tyre. Donin të evakuoheshin me fëmijë. Ishin gra, kishte fëmijë, dhe thjeshtë donin të shpëtonin”, tha Veneditkova.