Kryetari i Parlamentit të Kanadasë ka dhënë dorëheqje pasi ftoi dhe lavdëroi në Parlament ukrainasin që kishte luftuar në njësinë e nazistëve.
Pasi u ka rezistuar thirrjeve të para për dorëheqje, Anthony Rota ka ofruar dorëheqje të martën.
Ai ka thënë se është penduar për veprimet e tij.
Yaroslav Hunka, 98-vjeçar, u duartrokit nga deputetët kanadezë kur kryeparlamentari Rota e quajti “hero” të premten, gjatë vizitës së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Rota ka thënë se nuk e dinte për lidhjet naziste të Hunkas dhe ka bërë gabim që e ka ftuar në ceremoni.
Kryeministri Justin Trudeau ka thënë se është shumë i zhgënjyer me dorëheqjen e Rotas.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Hunka kishte shërbyer në njësinë vullnetare të nazistëve që përbëhej kryesisht nga ukrainasit nën komandën e një nazisti.
Divizioni i tij ishte akuzuar për vrasjen e civilëve polakë dhe hebrenj, ani pse tribunali nuk e ka shpallur fajtor për krime lufte.
Polonia pritet ta ekstradojë Hunkan.