Botë

Kryeministrja italiane viziton Trumpin në resortin e tij në Florida

Donald Trump Giorgia Meloni

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë një paraqitje të shtunën me kryeministren italiane, Giorgia Meloni, e cila po vizitonte resortin e tij Mar-a-Lago.

Trumpi është paraqitur në shfaqjen e një dokumentari që detajonte sfidat që disa avokatë konservatorë raportojnë me të cilat përballen në sistemin ligjor, raporton AP.

Në shfaqjen e dokumentarit ai është paraqitur me Melonin, me të zgjedhurin e tij për sekretarin e Shtetit, Marco Rubio, si dhe përfaqësuesin e Floridës, Mike Waltz, i zgjedhuri i Trumpit për këshilltarin Sigurisë kombëtare.

Vizita e Melonit vjen pasi gazetarja italiane, Cecilia Sala u arrestua nga policia iraniane ndërsa raportonte në Teheran në fund të muajit të kaluar.

Ndërkohë, presidenti, Joe Biden do të udhëtojë në Romë për t'u takuar me Melonin, si dhe me Papa Françeskun, duke filluar nga e enjtja.