Botë

Kryeministri spanjoll refuzon dorëheqjen

Pedro Sanchez

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka vendosur të mbajë postin për ta shtyrë “edhe me më shumë forcë”, pesë ditë pas kërkoi të mendohej.

AP-ja ka raportuar se Sanchez pati kërkuar pak kohë që të mendonte për të ardhmen pas akuzave pwr korrupsion ndaj bashkëshortes sw tij, e përmes një postimi në rrjetin sociale “X”, Sánchez i kishte quajtur të rreme akuzat ndaj bashkëshortes Begoña Gómez.

Sánchez, 52 vjeç, është kryeministër i Spanjës që nga viti 2018. Ai formoi qeverinë e re të koalicionit të krahut të majtë në muajin nëntor për një mandat tjetër katërvjeçar.

Ai është një nga udhëheqësit socialistë më jetëgjatë në Evropë.