Carney, një ish-bankier qendror që ka mbushur 60 vjeç të dielën, do të takohet me presidentin francez, Emmanuel Macron në Paris të hënën dhe më vonë do të udhëtojë në Londër për t’u takuar me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer në një përpjekje për të diversifikuar tregtinë dhe ndoshta për të koordinuar një përgjigje ndaj tarifave të Trumpit.
Kryeministri i ri kanadez, Mark Carney, do të nis një udhëtim për në Paris dhe Londër të hënën për të kërkuar aleanca teksa merret me sulmet e presidentit të SHBA-së, Donald Trump ndaj sovranitetit dhe ekonomisë së Kanadasë.
Carney po bën qëllimisht udhëtimin e tij të parë jashtë vendit në kryeqytetet e dy vendeve që formësuan ekzistencën e hershme të Kanadasë.
Në ceremoninë e tij të betimit të premten, Carney ka vërë në dukje se vendi ishte ndërtuar mbi themelin e tre popujve, francezë, anglezë dhe indigjenë, ka shtuar se Kanadaja është thelbësisht e ndryshme nga Amerika dhe ka thënë se ajo "kurrë, kurrë, në asnjë formë, nuk do të jetë pjesë e Shteteve të Bashkuara".
“Faktori Trump është arsyeja e udhëtimit. Faktori Trump mbizotëron mbi gjithçka tjetër me të cilën duhet të merret Carney”, ka thënë Nelson Wiseman, profesor emeritus në Universitetin e Torontos.
Carney, një ish-bankier qendror që ka mbushur 60 vjeç të dielën, do të takohet me presidentin francez, Emmanuel Macron në Paris të hënën dhe më vonë do të udhëtojë në Londër për t'u ulur me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer në një përpjekje për të diversifikuar tregtinë dhe ndoshta për të koordinuar një përgjigje ndaj tarifave të Trumpit.
Ai do të takohet edhe me mbretin Charles III, kreun e shtetit në Kanada. Udhëtimi në Angli për të është paksa i kthimit në shtëpi, pasi Carney është një ish-guvernator i Bankës së Anglisë, i pari joqytetar që emërohet në këtë rol në historinë 300-vjeçare të bankës.
Carney më pas udhëton në skajin e Arktikut të Kanadasë për të "riafirmuar sigurinë dhe sovranitetin e Arktikut të Kanadasë" përpara se të kthehet në Ottaëa, ku pritet të thërrasë zgjedhjet brenda disa ditësh.
Carney ka thënë se është gati të takohet me Trumpin nëse ai tregon respekt për sovranitetin kanadez. Ai ka thënë po ashtu se nuk ka në plan të vizitojë Uashingtonin për momentin, por shpreson të ketë një telefonatë me presidentin së shpejti.
Tarifat gjithëpërfshirëse prej 25% dhe bisedat e Trumpit për ta bërë Kanadanë shtetin e 51-të të SHBA-së kanë zemëruar kanadezët dhe shumë po shmangin blerjen e mallrave amerikane kur munden.
Qeveria e Carneyt po rishikon blerjen e avionëve luftarakë F-35 të prodhuar nga SHBA-ja në dritën e luftës tregtare të Trumpit.
Robert Bothëell, një profesor i historisë kanadeze dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Torontos, ka thënë se Carney është e mençur të mos e vizitojë Trumpin.
"Nuk ka kuptim të shkosh në Uashington”, ka thënë Bothwell. “Siç tregon trajtimi i (ish-kryeministrit Justin) Trudeau, gjithçka që rezulton është një përpjekje e vrazhdë e Trumpit për të poshtëruar mysafirët e tij. As nuk mund të bësh një bisedë racionale me dikë që thjesht ulet aty dhe përsërit gënjeshtra të mohuara”.
Bothëell ka thënë se Trumpi kërkon respekt, "por shpesh është një rrugë e njëanshme, duke u kërkuar të tjerëve të lënë mënjanë respektin për veten për t'iu përkulur vullnetit të tij".
Daniel Beland, një profesor i shkencave politike në Universitetin McGill në Montreal, ka thënë se është absolutisht thelbësore që Kanadaja të diversifikojë tregtinë në mes të luftës tregtare të vazhdueshme me Shtetet e Bashkuara. Më shumë se 75% e eksporteve të Kanadasë shkojnë në SHBA.
Beland ka shtuar se sovraniteti i Arktikut është gjithashtu një çështje kyçe për Kanadanë.
“Bisedat agresive të presidentit Trump për Kanadanë dhe Grenlandën dhe afrimi i dukshëm midis Rusisë, një fuqi e fortë Arktike, dhe Shteteve të Bashkuara nën drejtimin e Trumpit, kanë rritur ankthet për kontrollin tonë mbi këtë rajon të largët por shumë strategjik”, ka thënë Beland.