Botë

Kryeministri francez thotë se do ta formojë qeverinë e re javën e ardhshme

Michel Barnier

Foto: Associated Press

Kryeministri francez Michel Barnier ka thënë të mërkurën se do ta formojë qeverinë e re javën e ardhshme, duke mbyllur potencialisht një periudhë të pasigurisë politike përpara një beteje të mundshme për buxhetin e vitit 2025, raporton agjencia "Reuters". 

Presidenti Emmanuel Macron e ka zgjedhur Barnier, konservator 73-vjeçar dhe ish-negociues i Brexit, për ta drejtuar qeverinë dy muaj pas zgjedhjeve të parakohshme  që rezultuan në fitoren e shumicës së votave nga aleanca e majtë. Por, aleanca nuk arriti një shumicë absolute. Barnieri ka thënë se do t’i mbronte disa nga politikat kryesore të presidentit dhe ta fuqizojë qëndrimin e qeverisë për imigracionin. Qeveria e tij do të drejtojë reformat dhe buxhetin përmes Parlamentit në të cilin asnjëra parti nuk ka shumicë absolute, në mes të presionit nga Komisioni Evropian dhe tregjet e bonove që Franca ta reduktojë deficitin e saj.