Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka thënë se ekziston një “rrezik i lartë për një katastrofë biologjike” në një laborator të kapur në konfliktin e vazhdueshëm në Sudan, raporton BBC.
Zyrtarët thonë se është e paqartë se kush e ka pushtuar Laboratorin Kombëtar të Shëndetësisë Publike në kryeqytetin Khartoum.
Qyteti është shkatërruar nga luftimet mes Ushtrisë së Sudanit dhe Forcave të Mbështetjes së Shpejt paraushtarake (RSF).
OBSH-ja i tha BBC-së të martën se punonjësit më nuk mund të kenë qasje në laborator.
Dhe paralajmëroi se ndërprerja e energjisë po e bën të pamundur menaxhimin e duhur të materialit në laborator.
Zyrtarët thonë se ka një gamë të gjerë të materialeve biologjike dhe kimike që ruhen në laborator. Objekti mban patogjenë të fruthit e kolerës, si dhe materiale tjera të rrezikshme.
Laboratori është afër qendrës së Khartoumit dhe jo shumë larg aeroportit kryesor të qytetit.
Shtrihet pak jashtë zonës ku ndodhet selia ushtarake e Sudanit dhe ku janë zhvilluar shumë luftime.