Paqja e krijuar pas Luftës së Ftohtë po cenohet nga kërcënimet e Rusisë dhe ngritja masive ushtarake ruse rreth Ukrainës. "Kjo vërtet nxjerr në pah elementin e sigurisë dhe BE-ja nuk është e gatshme për ta menaxhuar", tha Robin Niblett, drejtor i Catham House. "Kjo do të thotë ta trajtojmë NATO-n më seriozisht si spirancën e sigurisë evropiane”
Ulrike Franke, analiste gjermane, shqetësohet për gjeneratën e saj ndaj ushtrisë, e veçanërisht kur ajo kalon në pozicionet e pushtetit.
"Pas 30 vjetësh paqe", shkroi ajo, "gjenerata e viteve 1981-1996 e ka të vështirë të përshtaten me botën në të cilën jetojmë tani. Ata nuk përkrahin interesat ndërshtetërore, konceptin e fuqisë gjeopolitike dhe nuk e shohin fuqinë ushtarake si ndikuese me fuqi gjeopolitike”, shkruan “New York Times”.
Kërcënimi i hapur
Kërcënimi i hapur ushtarak i Rusisë ndaj Ukrainës, thotë ajo dhe të tjerët, po trondit evropianët e rinj dhe të moshuar, të cilët nuk janë përballur ndonjëherë me luftëra. Ndërsa ca të tjerë, këto kërcënime i shohin si një pikënisje për një luftë reale.
Por sa është e gatshme Evropa të kalojë nga një botë me paqe dhe siguri mbetet për t'u parë. Me dekada, evropianët kanë harxhuar pak për jetën dhe mbrojtjen e tyre dhe i kanë kushtuar pak vëmendje sigurisë, duke qenë të mbështetur nga amerikanët që nga Lufta e Ftohtë.
Debati për një siguri strategjike të pavarur evropiane kishte filluar të ndryshonte vitet e fundit, madje edhe para kërcënimeve të Rusisë ndaj Ukrainës. Por tashmë, kriza ka bërë më shumë të flitet për dobësinë evropianë në çështjet e sigurisë dhe është parë më shumë nevoja për unitet.
Franke, 34 vjeçe, anëtare e lartë e Këshillit Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë, mendon se pushtimi rus i Ukrainës do të ndryshojë shumë opinionin publik.
"Në Evropë dhe Gjermani, kemi një problem të quajtur ‘status quo’”, tha ajo në një intervistë. "Ne jemi shumë të kënaqur me këtë version të sigurisë dhe shumica e njerëzve nuk e dinë se për të mbrojtur këtë status duhet të veprojmë", ka shtuar për “New York Times”.
“Imazhi i Rusisë ka ndryshuar shumë”
Shoqëria elitë e ndien kërcënimin nga Rusia, tha ajo, por në nivelin e opinionit publik, “njerëzit duan të mos i shqetësojë askush”.
Daniela Schwarzer, e cila drejtoi Këshillin Gjerman për Marrëdhëniet me Jashtë dhe tani menaxhon Evropën dhe Eurozonën për Fondacionet e Shoqërisë së Hapur, mendon se "imazhi i Rusisë ka ndryshuar shumë".
"Edhe në Gjermani ekziston një realizëm i matur se marrëdhëniet tona me Rusinë dhe politika jonë për energjetikën duhen të trajtohen në një mënyrë më strategjike sesa në të kaluarën.
Por edhe pasi Rusia aneksoi Krimenë në vitin 2014, Gjermania dhe Evropa bënë shumë pak për të zvogëluar varësinë e tyre energjetike nga Rusia ose për t'u përgatitur ndaj armatimit të furnizimeve me energji nga Moska, shkruan NYT.
Evropianët në kufi me Rusinë kanë paralajmëruar gjithmonë për Moskën, por evropianët e tjerë më larg tani e shohin problemin më afër. "Tani ekziston perceptimi se konflikti në kontinentin tonë është i mundur", tha Schwarzer.
Në vitin 2008, kur trupat ruse hynë në Gjeorgji ose kur aneksuar Krimenë, ose kur u futën në konfliktin e fundit midis Armenisë dhe Azerbajxhanit, pati pak ndryshime në perceptimin e evropianëve për Rusinë.
"Por ky konflikt me Ukrainën do të ketë një dimension tjetër, pasi ai kundërshton hapur Perëndimin, dhe Rusia shihet si provë se rendi aktual i sigurisë evropiane nuk ofron më siguri", tha ajo.
Peter Ricketts, ish-ambasador britanik në Francë pajtohet se ky konflikt e ka kthyer "luftën përsëri në fokus në botën transatlantike", tha ai për NYT-in.
Për gjeneratën gjermane që merren me mjedisin, të drejtat e njeriut, barazinë gjinore dhe racore, kjo është politika e shekullit të 19-të që po ndeshet me shqetësimet e shekullit 21.
Tutje, Ricketts tha se konflikti u rikujton evropianëve rëndësinë e NATO-s dhe të lidershipit amerikan në aleancën transatlantike.
Siguria evropiane ende varet nga amerikanët
Një veprim i madh ushtarak rus do të sillte më shumë shpenzime ushtarake, do ta shtyjë NATO-n të rrisë numrin e trupave afër Rusisë dhe do të thellonte hendekun midis Rusisë dhe Perëndimit dhe do ta shtynte Rusinë më shumë në duart e Kinës dhe përdorimit të parasë kineze", tha z.Ricketts.
Tashmë vendet e NATO-s, duke përfshirë Britaninë, Francën, Gjermaninë dhe Shtetet e Bashkuara, kanë lëvizur trupa, avionë dhe anije për të mbështetur shtete anëtare nga Polonia dhe Baltiku në Rumani, me Francën e cila ofron një dislokim më të përhershëm në Rumani. Këto zhvendosje mund të marrin kohë.
"Janë disa pasoja afatgjata nga kjo ngritje ushtarake ruse, si përkeqësimi i sigurisë së mjedisit dhe retorika kërcënuese" tha Jens Stoltenberg, sekretar i përgjithshëm i NATO-s.
Ndërsa ministrat e Mbrojtjes në Bruksel deklaruan se fatkeqësisht kjo është normalja e re në Evropë. Do të ketë gjithashtu një debat të ri në lidhje me deklaratat e presidentit francez, Emmanuel Macron, për autonomi dhe qëndrueshmëri strategjike. Një krizë evropiane e sigurisë, ku Bashkimi Evropian ka pak për të bërë përtej kërcënimit të sanksioneve, gjë që po shqetëson shumë njerëz. Por nuk ka përgjigje të lehtë dhe shpejtë, sugjeroi Robin Niblett, drejtor i Catham House.
"Kjo vërtet nxjerr në pah elementin e sigurisë, dhe BE-ja nuk është e gatshme për ta menaxhuar", tha ai, për gazetën NYT. "Kjo do të thotë ta trajtojmë NATO-n më seriozisht si spirancën e sigurisë evropiane”.
Siguria evropiane ende varet nga amerikanët, tha ai, duke shtuar: "Ndoshta kjo krizë po ua tregon këtë evropianëve, disa prej të cilëve nuk pajtohen me këtë".
Por nënvlerësimi në lidershipin amerikan është shqetësues për evropianët pasi që ka të ngjarë që presidenti Biden të jetë në pushtet për vetëm një mandat dhe ish-presidenti Donald Trump apo ndonjë republikan tjetër mund t'i fitojë zgjedhjet në vitin 2024.
"Ne nuk e dimë se çfarë do të ndodhë pas Bidenit", tha Claudia Major e Institutit Gjerman për Çështjet Ndërkombëtare dhe të Sigurisë.
Amerika në krye
"Amerika është kryesorja për momentin, por kjo nuk e ndryshon faktin se ka konkurrencë midis superfuqive, si shembull mund të merret Kina. "A është kjo hera e fundit që amerikanët vijnë për të na shpëtuar?"
Një sondazh i opinionit në shtatë vende të BE-së nga Këshilli Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë, gjeti prova të ndryshimit të qëndrimeve ndaj Rusisë.
Shumica në Evropë tani besojnë se Rusia do ta pushtojë Ukrainën në vitin 2022 dhe se është e rëndësishme që Bashkimi Evropian dhe NATO të mbështesin Ukrainën. Evropianët janë të përgatitur të përballojnë kërcënime të ndryshme, duke përfshirë presionin e refugjatëve, kostot e larta të energjisë dhe sulmet kibernetike, dhe ata e shohin varësinë energjetike nga Rusia si sfidën më të madhe të përbashkët.
"Kjo ka qenë vërtet një thirrje për të reaguar", shumë më tepër se ajo e vitit 2014, tha Mark Leonard, drejtor i grupit të këshillit. Për më tepër, sondazhi tregon se BE-ja duhet t'i përgjigjet agresionit rus".
Madje edhe në Francë, gjatë një fushate elektorale, u tha se kriza në Ukrainë "përforcon idenë e NATO-s si garantues i sigurisë territoriale për Evropën", tha Celia Belin nga Instituti Brookings, edhe pse mund kjo tingëllojë si "goditje" për vendet si Gjermania e cila ka nënvlerësuar shqetësimet e sigurisë për kaq shumë kohë.
Nathalie Tocci, drejtoresha e Institutit të Çështjeve Ndërkombëtare të Italisë, mendon gjithashtu se një luftë e madhe në Ukrainë "do ta përforcojë mbrojtjen evropiane, por në anën tjetër, vetëm se është shkaktuar një ringjallje e NATO-s, pasi parandalimi është që ajo NATO bën. “Megjithatë, Z.Putin ka bërë mrekulli duke na bashkuar", tha ajo për NYT-in.
Përktheu: Leutrime Rekaliu