Botë

Kritikuesi i Hamasit sulmohet nga persona të maskuar në Gaza

Amin Abed

Amin Abed

Një aktivist palestinez i njohur për organizimin e protestave kundër Hamasit në Gaza është dërguar në spital pas një sulmi nga një grup personash të maskuar.

Amin Abed, 35 vjeç, u pranua në gjendje kritike pasi u rrëmbye pranë shtëpisë së tij nga pesë sulmues të hënën pasdite.

"Unë nuk do të ndalem së përdoruri të drejtën time për të shprehur refuzimin tim për sulmin e 7 tetorit”, i ka thënë Abed BBC-së.

Mospajtimi publik kundër Hamasit është rritur në muajt e fundit teksa banorët e Gazës janë zemëruar me numrin e madh të të vdekurve në enklavë që nga fillimi i luftës.

Më shumë se 38,240 njerëz janë vrarë, përfshirë 50 në ditën e kaluar, në Gaza, sipas ministrisë së Shëndetësisë të territorit të Hamasit, që kur Izraeli filloi ofensivën e tij pas sulmit të paprecedentë të Hamasit më 7 tetor.

Abed përshkroi se ishte rrëmbyer pranë shtëpisë së tij nga një grup prej pesë burrash që ishin të armatosur.

Sipas tij, ata e çuan në një shtëpi gjysmë të rrënuar, e rrahën dhe e quajtën “agjent i Izraelit” dhe “tradhtar”.

Udhëheqësi i grupit, siç ka rrëfyer Abed, u ka thënë sulmuesve të tij që t'ia thyenin gishtat në mënyrë që ai të mos mund të shkruante më kritika për Hamasin. 

Pasi një grup kalimtarësh tentuan të ndërhynin, sulmuesit qëlluan në ajër dhe u thanë atyre të qëndronin larg, duke pretenduar se ishin nga forcat e sigurisë të Hamasit.