Botë

Kreu i Hezbollahut kërcënon Izraelin dhe Qipron

Sayyed Hassan Nasrallah

Sayyed Hassan Nasrallah

Foto: Associated Press

Kreu i Hezbollahut në Liban, Sayyed Hassan Nasrallah, ka paralajmëruar të mërkurën se grupi i tij do të lufonte “pa rregulla” dhe “pa kufij” nëse do të shpërthente një luftë më e gjerë me Izraelin. 

Nasrallah ka deklaruar se askush në Izrael s’do të ndihej më i sigurt nga sulmet e Hezbollahut, raporton Reuters.

Në një fjalim televiziv, Nasrallah ka thënë se kjo përfshinte objektiva të mundshëm në Detin Mesdhe. 

Nasrallah gjithashtu kërcënoi Qipron për herë të parë, duke thënë se Hezbollahu mund ta konsiderojë atë "pjesë të luftës" nëse vazhdon të lejojë Izraelin të përdorë aeroportet dhe bazat e saj për stërvitje ushtarake.

Sulmet e Izraelit në Libanin jugor kanë lënë të vdekur tre luftëtarë të Hezbollahut të mërkurën, ka bërë të ditur grupi militant.

Sulmi vdekjeprurës vjen në kohën kur i dërguari i Posaçëm i SHBA-së në Liban, Amos Hochstein, u dërgua në Liban për të provuar të qetësojë tensionet, pas një rritjeje të sulmeve ndërkufitare përgjatë kufirit jugor të Libanit, derisa Hezbollahu ka lënë të kuptohet se mund të sulmojë Haifën, qytetin e tretë më të madh të Izraelit.