Botë

Kremlini s’përgjigjet nëse pati komplot rus për vrasjen e Zelenskyt

Dmitry Peskov

Dmitry Peskov

Foto: Associated Press

Kremlini ka thënë të mërkurën se nuk kishte asnjë koment mbi pohimet e Ukrainës se kapën agjentë rusë që po komplotonin vrasjen e presidentit Volodymyr Zelensky, shkruan Reuters.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se nuk ka asnjë koment mbi pohimin, porse “nuk kishte gjasa të ishte informacion i saktë”.

Shërbimi i Sigurisë Shtetërore i Ukrainës të martën ka njoftuar për kapjen e dy agjentëve të Rusisë, të cilët planifikonin të vrisnin Zelenskyn dhe zyrtarë të tjerë të lartë, si “dhuratë” për presidentin rus Vladimir Putin, ndërsa u betua për një mandat të ri.

LEXO EDHE: