Marrëdhëniet midis Rusisë dhe NATO-s kanë arritur në nivelin e konfrontimit të drejtpërdrejtë, ka thënë të enjten zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
"Vendet e NATO-s, vetë aleanca, janë përfshirë në konfliktin rreth Ukrainës. NATO-ja po e vazhdon lëvizjen e saj drejt kufijve tanë”, ka shtuar ai.
I pyetur nëse ekziston mundësia e kontaktit midis presidentit rus, Vladimir Putin dhe presidentit francez, Emmanuel Macron, Peskov ka thënë se nuk ka plane të tilla, por se presidenti rus mbetet i hapur për dialog.
LEXO EDHE: