Botë

Kremlini kushtëzon zbatimin e armëpushimit detar me heqjen e sanksioneve

Vladimir Putin

Foto: Associated Press

Kremlini zyrtar ka publikuar një deklaratë mbi bisedimet me SHBA-në në Arabinë Saudite ku ka paraqitur një sërë kushtesh për të cilat thotë se marrëveshja e Detit të Zi vjen bashkëngjitur.

Sipas Kremlinit, marrëveshja do të hyjë në fuqi vetëm pasi të hiqen sanksionet nga bankat ruse të përfshira në tregtinë ndërkombëtare të ushqimit dhe plehrave, dhe ato të jenë rilidhur plotësisht me Swift - një rrjet që lehtëson mesazhet e sigurta financiare midis bankave, raporton BBC.

Kjo do të thotë se Rusia po kërkon në mënyrë efektive që sanksionet duhet të hiqen nga bankat e saj, prodhuesit dhe eksportuesit e ushqimit, si dhe siguruesit e përfshirë në eksportet e ushqimit, përpara se të hyjë në fuqi një armëpushim në Detin e Zi.

Lexo përditësimet tjera
Deti i Zi

Rusia dhe Ukraina pajtohen për armëpushim detar

SHBA-ja thotë se Ukraina dhe Rusia kanë rënë dakord për armëpushim detar, duke siguruar  “lundrim të...