Botë

Kremlini kërkon që Ukraina ta njohë Krimenë si ruse

Dmitry Peskov - zedhenes i Kremlinit

Rusia ka thënë se mund t’i ndalojë sulmet ndaj Ukrainës në çdo moment nëse Ukraina plotëson kushtet ruse.

Zëdhyënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se Ukraina duhet ta njohë Krimenë si territor të Rusisë, dhe Donetzkun e Luhanskun si shtete të pavarura.

Pos kësaj, Peskov ka thënë se Ukraina duhet të amandamentojë Kushtetutën e saj dhe të refuzojë pretendimet për t’iubashkuar çfarëdo blloku, përfshirë këtu edhe NATO-s.

Ai ka shtuar se Rusia do të përfundojë “demilitarizimin” e Ukrainës dhe nëse këto kushte plotësohen, atëherë Rusia do të ndalojë sulmet.

Zëdhënësi i Kremlinit ka thënë se Rusia nuk ka pretendime territoriale ndaj Ukrainës.

Rusia aneksoi Krimenë në mars të vitit 2014, ndërsa disa javë më vonë përkrahu separatistët pro-rusë në rajonet lindore të Ukrainës, atë të Donetzkut dhe Luhanskut.