Botë

Koreja e Veriut lëshon edhe 350 balona me mbeturina në hapësirën e Koresë së Jugut

Ballonat

Koreja e Veriut ka lëshuar rreth 350 balona me mbeturina në Korenë e Jugut, 100 prej të cilave u ulën kryesisht në Seul dhe zonat përreth, ka njoftuar Ushtria e Koresë së Jugut.

Ushtria ka bërë të ditur se mbeturinat e bartura nga balonat e Koresë së Veriut ishin kryesisht letra dhe se nuk u gjetën sende të rrezikshme.

Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, i ka quajtur këto aktivitete të Koresë së Veriut si provokime të neveritshme dhe irracionale, raporton “Associated Press”.

Yoon ka thënë se Koreja e Jugut ka gatishmëri të fortë ushtarake për t’iu përgjigjur çdo provokimi nga Koreja e Veriut.

Është hera e pestë, që nga fundi i majit, që Koreja e Veriut dërgon të tilla balona në Korenë e Jugut.