Koreja e Jugut mund ta konsiderojë furnizimin e drejtpërdrejtë me armë për Ukrainën si pjesë e masave kundër lidhjes ushtarake mes Koresë së Veriut dhe Rusisë, kanë thënë zyrtarët e saj të martën, duke e akuzuar Fenianin se ka dërguar trupa për të luftuar për Rusinë në Ukrainë, raporton Reuters.
Agjencia jugkoreane e spiunazhit, në një deklaratë javën e kaluar, ka theksuar se Koreja e Veriut ka dërguar 1500 anëtarë të forcave speciale në rajonin lindor të Rusisë për stërvitje dhe ambientim në bazat lokale ushtarake, siç thuhetj, me siguri për të luftuar në luftën në Ukrainë.
Një zyrtar i lartë i zyrës së presidentit, Yoon Suk Yeol ka thënë se janë duke përgatitur masa diplomatike, ekonomike dhe ushtarake, sipas skenarëve të ndryshëm të bashkëpunimit ushtarak midis Fenianit dhe Moskës, duke e përfshirë edhe sigurimin e Ukrainës me armë vdekjeprurëse nëse situata përkeqësohet.
“Ne do ta konsideronim furnizimin me armë për qëllime mbrojtëse si pjesë e skenarëve dhe nëse duket se situata po përshkallëzohet, mund ta konsiderojmë gjithashtu përdorimin e ofensivën”, ka thënë për gazetarët, zyrtari presidencial.
Seuli, i cili është prodhues kryesor i armëve, ka qenë nën presion nga disa vende perëndimore dhe Kievi për t’i siguruar Ukrainës armë, por deri më tani është fokusuar në ndihma të tjera, përfshirë pajisjet e çminimit.
Zyra e Yoonit ka thënë se do ta rishikonte mundësinë e dhënies së armëve për Ukrainën, pasi Koreja e Veriut dhe Rusia e kanë nënshkruar një traktat të mbrojtjes në qershor, por vërejtjet e zyrtarit të lartë sinjalizojnë pozicionin më proaktiv të Seulit ndaj armatosjes së Ukrainës.
Komenti ka ardhur pasi Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Koresë së Jugut (NSC) mbajti një takim urgjent për t’i shqyrtuar përgjigjet e lidhura me rritjen e marrëdhënieve ushtarake të Koresë së Veriut me Rusinë.
Si Rusia ashtu edhe Koreja e Veriut e kanë mohuar transferimin e armëve, por janë zotuar se do t’i rrisin lidhjet ushtarake.