Botë

Kongresi i Kolumbisë voton për ta ndaluar luftën e demave

Lufta e demave

Kongresi në Kolumbi ka kaluar një projektligj që do ta ndalojë luftën e demave në shtetin në Ande nga viti 2027, raporton “BBC”. 

Aktivistët e të drejtave të kafshëve vazhdimisht kishin protestuar zhurmshëm kundër luftës së demave. 

Lufta e demave ishte prezantuar në Kolumbi ishte prezantuar nga spanjollët gjatë kohëve sa ky vend ishte koloni e tyre dhe është bërë shumë e popullarizuar duke mbledhur mijëra spektatorë në arena të mëdha në qytete si Bogota, Medellin dhe Manziales. 

Projektligji duhet të nënshkruhet nga presidenti, Gustavo Petro, por pasi ai e ka mbështetur ndalimin, kjo po shihet vetëm si formalitet. 

Presidenti e ka mirëpritur aprovimin e Kongresit, duke shkruar në platformën “X” se ata “që shijojnë vrasjen e kafshëve do të prëfundojnë duke shijuar edhe vrasjen e njerëzve”. 

Përkrahësit e luftës së demave kishin protestuar kundër projektligjit.