Botë

Kolumbia s’do të lejojë avionët amerikanë të kthejnë emigrantët

Gustavo Petro

Foto: Associated Press

Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, ka bërë të ditur se nuk do të lejojë avionët nga Shtetet e Bashkuara që transportojnë emigrantë të dëbuar, të zbarkojnë në vendin e tij. 

"SHBA-ja nuk mund t'i trajtojë emigrantët kolumbianë si kriminelë”, ka shkruar Petro në një potim në X të dielën, duke shtuar se qeveria në Washington duhet të zhvillojë një protokoll që "i trajton emigrantët me dinjitet, raporton Reuters.

Komentet e Petros i shtohen korit në rritje të pakënaqësisë në Amerikën Latine lidhur me dëbimet masive të planifikuara nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Ministria e Jashtme e Brazilit ka bërë të ditur të shtunën vonë se do të kërkonte shpjegime nga qeveria amerikane mbi "trajtimin degradues" të brazilianëve përmes fluturimeve dëbuese, ndërsa Meksika të premten gjithashtu refuzoi mundësinë që të lejonte fluturimet e tilla të ateronin në vend.