Botë

Kohë zgjedhjesh me probleme të thella në Turqi

Erdogan ia doli ta merrte sistemin presidencial të qeverisjes të miratuar ngushtë me referendum më 2017 dhe të funksionalizuar në 2018. Sistemi i ri shfuqizoi zyrën e kryeministrit dhe përqendroi sasi të madhe pushteti në duart e presidentit

Presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan, i cili ka peshuar anëtarësimin e vendit të tij në NATO dhe vendndodhjen e Evropës dhe Lindjes së Mesme në ndikim ndërkombëtar, favorizohet të fitojë balotazhin presidencial të dielën, pavarësisht nga një brumbull problemesh të brendshme.

Erdogan, 69 vjeçar, i cili ka grumbulluar pushtet më të madh gjatë 20 vjetëve në detyrë, për pak nuk mundi t’i fitonte në zgjedhjet e raundit të parë të 14 majit, por arriti të mbajë shumicën në parlament. Ky sukses erdhi pavarësisht inflacionit të shfrenuar dhe pasojave të tërmetit katastrofik që la të vdekur më shumë se 50 mijë persona në jug të Turqisë.

Kundërshtari i tij në balotazh është Kemal Kilicdaroglu, lideri 74-vjeçar i opozitës dhe kandidati i përbashkët i aleancës gjashtëpartiake, i cili ka premtuar t’i zhbëjë vitet e prapambetjes demokratike nën Erdoganin, për t'i riatdhesuar refugjatët sirianë dhe promovimi i të drejtave të grave.

Ekonomia e Erdoganit

Ndryshe nga teoria kryesore ekonomike e rritjes së normave të interesit që ndihmon për të mbajtur nën kontroll çmimet e konsumit, Erdogani pohon se normat e larta të huamarrjes shkaktojnë inflacionin. Banka Qendrore e Republikës së Turqisë, nën presionin e presidentit, uli vazhdimisht normat e interesit për të nxitur rritjen dhe eksportet.

Në vend të kësaj, vlera e lirës turke u ul dhe ulja e normave përkeqësoi krizën e kostos së jetesës. Inflacioni arriti kulmin në 85% në muajin tetor të vitit të kaluar. Shifra zyrtare e prillit ishte 44%, megjithëse grupet e pavarura thonë se norma aktuale është shumë më e lartë.

Për të kompensuar ndikimet e inflacionit dhe për të fituar përsëri votat, Erdogani është përfshirë në serinë e shpenzimeve publike përpara zgjedhjeve, duke rritur pagën minimale dhe pensionet.

Aleanca opozitare ka premtuar se do të rivendosë pavarësinë e bankës qendrore dhe kthim në politikat ekonomike ortodokse, nëse Kilicdaroglu bëhet president.

Erdogani thuhet se i ka kërkuar Mehmet Simsekut, ish-ministrit të tij të financave të respektuar ndërkombëtarisht, të kthehet në pozitë, shenjë se një qeveri e re mund të përqafojë më shumë politika ortodokse, nëse udhëheqësi turk fiton mandatin e tretë presidencial.

Të enjten, Erdogan i përshkroi ekonominë, sistemin bankar dhe sistemin financiar të Turqisë si “të shëndosha”. Ai gjithashtu ka thënë se, megjithatë, shtetet e Gjirit, të cilat ai nuk i përmendi, kishin “deponuar para” në Turqi, duke ofruar “lehtësim” të përkohshëm.

Rimëkëmbja nga fatkeqësia

Turqia po përballet me rikuperimin e vështirë nga tërmeti me magnitudë 7.8 të shkurtit, tërmeti më vdekjeprurës në historinë moderne të vendit. Ai shkatërroi ose dëmtoi më shumë se 300 mijë ndërtesa. Qindra mijëra banorë janë strehuar në strehim të përkohshëm si tendat. Rreth 658 mijë njerëz mbetën pa punë, sipas Organizatës Ndërkombëtare të Punës.

Banka Botërore vlerëson se tërmeti shkaktoi 34.2 miliardë dollarë “dëme të drejtpërdrejta” - shumë e barabartë me 4% të produktit të brendshëm bruto të Turqisë për vitin 2021. Kostot e rimëkëmbjes dhe rindërtimit mund të shtohen deri në dy herë më shumë, tha institucioni financiar ndërkombëtar.

Qeveria e Erdoganit, ndërkohë, është akuzuar se ka krijuar terrenin për shkatërrimin me zbatimin e dobët të kodit të ndërtimit. Disa njerëz që kanë mbetur të pastrehë ose mezi kanë mbledhur pak para gjithashtu mësuan se reagimi i qeverisë ndaj tërmetit ishte shumë i ngadaltë.

Pavarësisht kritikave, në zgjedhjet parlamentare aleanca e Erdoganit fitoi 10 nga 11 provinca në zonat e prekura nga tërmeti, duke sinjalizuar se fokusi i presidentit në rindërtimin gjatë fushatës ka dhënë rezultat. Erdogani është zotuar të ndërtojë 319 mijë shtëpi brenda vitit dhe ka marrë pjesë në një numër ceremonish themelimi, duke u përpjekur të bindë votuesit se vetëm ai mund të rindërtojë jetë dhe biznese.

Kilicdaroglu thotë se qeveria e tij do t'u jepte shtëpi falas viktimave të tërmetit në vend të planit 20-vjeçar të ripagimit të parashikuar nga qeveria e Erdoganit.

Problemi me refugjatët

Refugjatët, veçanërisht ata që ikin nga lufta civile në Sirinë fqinje, dikur priteshin krahëhapur në Turqi, por ndjenjat kundër emigracionit janë në rritje mes rënies ekonomike. Mungesa e banesave dhe strehimoreve në provincat e goditura nga tërmeti ka rritur thirrjet për refugjatët sirianë që të shkojnë në shtëpi.

Kilicdaroglu është zotuar se do të riatdhesojë sirianët brenda dy viteve, duke thënë se do të kërkonte fonde të Bashkimit Evropian për të ndërtuar shtëpi, shkolla, spitale dhe rrugë në Siri dhe për të inkurajuar sipërmarrësit turq që të hapin fabrika dhe biznese të tjera atje. Në përpjekje për të joshur votuesit nacionalistë në krye të garës së balotazhit, Kilicdaroglu forcoi tonin e tij, duke thënë se do t'i dërgonte refugjatët brenda një viti pasi të zgjidhej. Që atëherë ai ka fituar edhe mbështetjen e partisë anti-migrante.

Nën presionin në rritje të publikut, qeveria e Erdoganit ka filluar të ndërtojë mijëra shtëpi me tulla në zonat e kontrolluara nga Turqia në veri të Sirisë për të inkurajuar kthimet vullnetare. Të enjten, Erdogani në një intervistë televizive ka thënë se Katari po financonte projektin e veçantë të strehimit, që do të ndihmonte në rivendosjen e deri në një milion sirianë.

Qeveria e tij po kërkon gjithashtu pajtimin me presidentin sirian Bashir Assad për të siguruar kthimin e tyre të sigurt.

Erdogan tha të enjten se ka rreth 4 milionë refugjatë në Turqi, duke përfshirë rreth 3.4 milionë sirianë, por partitë anti-migrante thonë se shifra është afër 13 milionë.

Turqia demokratike

Koalicioni i gjashtë partive ka deklaruar angazhim për të rivendosur Turqinë si demokraci parlamentare dhe për t'u dhënë qytetarëve të drejta dhe liri më të mëdha nëse aleanca e tyre fiton zgjedhjet.

Erdogan ia doli të merrte sistemin presidencial të qeverisjes të miratuar ngushtë me referendum në 2017 dhe të funksionalizuar në 2018. Sistemi i ri shfuqizoi zyrën e kryeministrit dhe përqendroi sasi të madhe pushteti në duart e presidentit.

Aleanca ka përshkruar plane për ndarje më të madhe të pushteteve, duke përfshirë rolin e shtuar për parlamentin dhe gjyqësorin e pavarur.

Kilicdaroglu ka premtuar gjithashtu të heqë ligjin që e bën fyerjen e presidentit vepër penale të dënueshme me burg. Ai është zotuar të respektojë vendimet e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, të cilat kanë kërkuar lirimin nga burgu të ish-bashkëkryetarit të partisë pro-kurde Selahattin Demirtas dhe biznesmenit filantropist dhe aktivistit të të drejtave të njeriut Osman Kavala.

Por pa shumicën parlamentare, Kilicdaroglu do të përballet me betejë të vështirë për zbatimin e reformave demokratike edhe nëse zgjidhet president.

Të drejtat e grave dhe komuniteteve

Duke kërkuar të zgjerojë mbështetjen e tij nga votuesit, Erdogani ka zgjeruar aleancën e tij politike me dy parti nacionaliste si partinë e vogël islamiste dhe gjithashtu ka siguruar mbështetjen e partisë radikale kurdo-islamiste.

Partitë e reja të rekrutuara në kampin e Erdoganit kanë agjenda islamike, të cilat kanë ngritur frikën për të ardhmen e të drejtave të grave në Turqi. Ata duan të heqin ligjet për alimentacionin dhe mbrojtjen e dhunës në familje, duke argumentuar se inkurajojnë gratë të largohen nga burrat e tyre dhe kërcënojnë vlerat tradicionale të familjes.

Erdogan tashmë e ka hequr Turqinë nga konventa evropiane që synon të parandalojë dhunën në familje - shenjë për grupet fetare që pretenduan se traktati inkurajon divorcin dhe të drejtat e LGBTQ+. Duke përbuzur përkrahësit e tij të devotshëm dhe konservatorë, Erdogani dhe anëtarë të tjerë të partisë së tij në pushtet i kanë quajtur individët LGBTQ+ “devijues”.

Aleanca e udhëhequr nga Kilicdaroglu është zotuar të ribashkohet me traktatin evropian dhe të mbështesë të drejtat e grave dhe të komuniteteve pakicë. Kilicdaroglu gjithashtu ka kontaktuar me gratë konservatore, duke i siguruar ato se do të jenë në gjendje të vazhdojnë të mbajnë shami të stilit islamik që dikur ishin të ndaluara në shkolla dhe zyra qeveritare sipas ligjeve laike të Turqisë.

Politika e jashtme e Turqisë

Nën Erdoganin, Turqia ndonjëherë është bërë aleate e vështirë e NATO-s, duke ndjekur shpesh agjendën e saj. Ajo ka kultivuar lidhje të ngushta me presidentin rus Vladimir Putin dhe ka bllokuar zgjerimin e aleancës. Megjithatë, është shfaqur gjithashtu si ndërmjetëse kryesore midis Rusisë dhe Ukrainës, duke ndihmuar ndërmjetësimin e marrëveshjes vendimtare që lejoi dërgesat e grurit ukrainas dhe zbuti krizën ushqimore.

Aleanca opozitare ka sinjalizuar se do të ndjekë politikë të jashtme më të orientuar nga perëndimi dhe do të kërkonte të rindërtonte lidhjet me Shtetet e Bashkuara, Bashkimin Evropian dhe aleatët e NATO-s.

Opozita e drejtuar nga Kilicdaroglu thotë se do të punonte për rivendosjen e Turqisë në programin e avionëve luftarakë F-35 të udhëhequr nga SHBA, nga i cili vendi u dëbua pas blerjes nga qeveria Erdoganit të sistemit të mbrojtjes ajrore të prodhuar nga Rusia.

Në të njëjtën kohë, qeveria e udhëhequr nga Kilicdaroglu pritet të përpiqet të balancojë lidhjet ekonomike të Turqisë me Rusinë.

Një fitore e opozitës gjithashtu mund të rezultojë në përfundimin e vetos së saj ndaj kërkesës së Suedisë për t'u bashkuar me NATO-n. Qeveria e Erdoganit ka bllokuar pranimin e Suedisë në aleancë, duke i bërë presion vendit që t’i shtypë militantët kurdë dhe grupet e tjera që Turqia i konsideron si terroriste.

Përktheu: Gent Mehmeti