Botë

Kina po verifikon kapjen në Ukrainë të dy shtetasve kinezë duke luftuar për Rusinë

Fronti ne Ukraine

Foto: Associated Press

Pekini zyrtar ka thënë se është duke verifikuar deklaratën e presidentit, ukrainas, Volodymyr Zelensky në lidhje me kapjen e dy shtetasve kinezë që po luftonin përkrah Rusisë në Ukrainë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar të martën se kishte informacione që ka edhe më shumë shtetas kinezë duke luftuar në Ukrainë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Lin Jian ka thënë në një konferencë të përditshme për media të mërkurën se "qeveria kineze u kërkon gjithmonë qytetarëve kinezë të qëndrojnë larg zonave të konfliktit, të shmangin përfshirjen në çdo formë konflikti të armatosur dhe veçanërisht të përmbahen nga pjesëmarrja në operacionet ushtarake të ndonjë pale".

LEXO EDHE: