Botë

Kina paralajmëron studentët: Kujdes nga burrat dhe gratë e bukura, mund të jenë spiunë

Kina

Ilustrim

Agjencia kryesore e spiunazhit të Kinës të mërkurën ka paralajmëruar studentët me qasje në informacione të ndjeshme që të kenë kujdes nga “burrat dhe gratë e bukura” që pretendojnë se kanë ndjenja për ta për t'i joshur të spiunojnë për entitete të huaja, duke rrezikuar kështu sigurinë kombëtare, shkruan DailyMail.

Ministria e Sigurisë Shtetërore e Kinës paralajmëroi në detaje në rrjetin social publik WeChat se ka mënyra të panumërta në të cilat studentët mund të manipulohen për të zbuluar informacione të rëndësishme. Ministria thekson se është zbuluar se te studentët janë infiltruar inteligjencë dhe agjenci të huaja spiunazhi.

“Ata pretendojnë të jenë të vëmendshëm dhe të dhembshur dhe i çojnë në një kurth dashurie me ndjenja të rreme. Ata përfitojnë nga kurioziteti dhe vullneti rinor për të provuar gjëra të reja”, thuhet në deklaratën e Ministrisë.

Ministria shton se studentët që kanë qasje në të dhëna të ndjeshme shkencore janë kryesisht nën sulm dhe spiunët u afrohen atyre duke pretenduar se janë akademikë, punonjës të institucioneve kërkimore dhe kompani konsulence.

“Ata joshin studentët me punë me kohë të pjesshme me pagesë të lartë, gjoja për qëllime kërkimi tregu dhe shkëmbimi akademik”, paralajmërojnë zyrtarët kinezë.