Kina ka reaguar ndaj urdhrit të presidentit amerikan, Donald Trump, për të vendosur tarifa ndaj importeve të saj.
Shteti kinez ka thënë në një deklaratë se është shumë i pakënaqur me taksat dhe se “i kundërshton fuqishëm ato”.
Taksa prej 10% do të shtohet mbi tarifat e vendosura tashmë ndaj Kinës nga Trumpi në mandatin e tij të parë dhe nga presidenti, Joe Biden, raporton BBC.
Kina ka paralajmëruar se do të ngrejë një padi në Organizatën Botërore të Tregtisë kundër SHBA-së për "praktikën e saj të gabuar".
"Luftërat tregtare dhe tarifore nuk kanë fitues”, ka thënë një zëdhënës në ambasadën e Kinës në Washington.
Zëvendëskryeministri i Kinës, Ding Xuexiang, ka thënë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër, muajin e kaluar se vendi i tij po kërkonte një zgjidhje "të favorshme" për tensionet tregtare dhe donte të zgjeronte importet e tij.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka nënshkruar urdhrin ekzekutiv për vendosjen e tarifave për mallrat nga Meksika dhe Kanadaja dhe për importet nga Kina.
LEXO EDHE: