Shteti kinez ka bërë të ditur të mërkurën se është kundër "transferimit të detyruar" të palestinezëve nga Rripi i Gazës, pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se planifikon të marrë nën kontroll territorin e dalë nga lufta 15-mujore.
“Kina ka theksuar gjithmonë se sundimi palestinez mbi palestinezët është parimi bazë i qeverisjes së pasluftës së Gazës dhe ne jemi kundër transferimit të detyruar të banorëve të Gazës”, ka thënë zëdhënësi i ministrisë së Jashtme kineze, Lin Jian, kur është pyetur për planin e Trumpit në një konferencë të rregullt për shtyp, raporton Agence France-Presse (AFP).
Presidenti Trump ka deklaruar të martën vonë në një konferencë për media së bashku me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, se dëshiron të marrë kontrollin e Gazës dhe se palestinezët atje nuk kanë alternativë tjetër përveç zhvendosjes.
Sipas Trumpit, ideja është që Gaza duhet të pastrohet dhe të rindërtohet.
Trumpi e ka quajtur Gazën një vend të bukur i cili duhet të shndërrohet në një “rivierë të Lindjes së Mesme”.
LEXO EDHE: