Botë

Kina ka riafirmuar respektin për sovranitetin e Ukrainës, thotë Kuleba

Dmytro Kuleba

Dmytro Kuleba

Foto: Associated Press

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, ka thënë se ai beson se Kina "ka riafirmuar në mënyrë të palëkundur respektin e saj për parimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës".

Ai e ka bërë këtë koment në një videoadresim pas bisedimeve me homologun e tij kinez, Wang Yi në qytetin jugor të Guangzhou, raporton AP.

Duke folur për bisedimet me Wang këtë javë, Kuleba ka thënë se "kolegu im kinez tha qartë se ai pajtohet se ne nuk kemi nevojë për iluzionin e paqes, por kemi nevojë për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”.

Vizita e Kuelbas në Kinë ishte e para nga një ministër i Jashtëm ukrainas që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia.

Kina është një nga aleatët më të mëdhenj të Rusisë, dhe ndërsa nuk është përfshirë drejtpërdrejt në luftë, ajo shet teknologji që përfundon në armatimet e Rusisë.

Kievi zyrtar ishte i frustruar kur Pekini nuk mori pjesë në një samit të paqes për Ukrainën të mbajtur në qershor në Zvicër.