Botë

Kina i kundërpërgjigjet Trumpit, vendos tarifa shtesë prej 34% ndaj produkteve amerikane

SHBA-Kina

Foto: Associated Press

Ministria e kineze e Financave ka njoftuar se do vendosë tarifa shtesë ndaj produkteve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga 10 prilli. Tarifa prej 34% do të jetë mbi tarifat e tanishme, ka raportuar agjencia e lajmeve “Reuters”. 

“Qëllimi i qeverisë kineze është implementimi i kontrollit të eksporteve në produktet relevante në pajtim me ligjin, është që të ruaj më mirë sigurinë kombëtare dhe interesat, dhe të përmbushë obligimet ndërkombëtare si mos-shpërndarja”, ka deklaruar Ministria e Tregtisë. 

Ky vendim erdhi pas masave të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për t’ju kundërpërgjigjur barrierave që vendet u kanë vendosur produkteve amerikane për të mbrojtur prodhuesit vendorë.

Trumpi ka vendosur tarifa deri në 54% në importet kineze. Lartësia e tarifës dallon varësisht nga produktet. 

Ky vendim ka ndikuar edhe në tregjet evropiane dhe aziatike. Disa vende kanë paralajmëruar për kundërmasa ndërsa disa të tjera janë treguar të hapur për marrëveshje. 

Kina njofton ndalesa të tjera ndaj entiteteve të SHBA-së

3 d. më parë / 4 pri 2025 15:08
Kinë-SHBA

Photo: Associated Press

Pas vendosjes së tarifave prej 34% ndaj produkteve amerikane, Kina ka njoftuar se ka vendosur edhe ndalesa të tjera ndaj disa entiteteve të SHBA-së. 

Derisa masat e mëhershme ishin përgjigje direkte ndaj tarifave të SHBA-së, Kina ka njoftuar se masat tjera lidhen me shqetësimet e sigurisë kombëtare dhe problemin me Tajvanit, ka raportuar BBC.

Kontrolle të eksportit

Kina ka shtuar 16 entitete të SHBA-së në listën e saj të “kontrollit të eksportit”, duke pretenduar se ata kanë “sjellje që mund të rrezikojnë interesat dhe sigurinë kombëtare të Kinës”. 

Kjo lëvizje ndalon eksportin e produkteve me përdorim të dyfishtë të këtyre entiteteve, gjegjësisht softwarerëve dhe teknologjisë që mund të përdoret për qëllime ushtarake dhe civile. 

Entitete jo të besueshme 

Pekini po ashtu ka njoftuar se ka vendosur edhe 11 entitete të tjera në listën e saj të “entitete jo të besueshme”, e cila e lejon të ndërmarrë veprime ndëshkuese.

Ministria e Tregtisë ka deklaruar se këto kompani kanë bashkëpunuar në “të ashtuquajturën bashkëpunim teknik dhe ushtarak me Tajvanin”. 

Po ashtu Kina ka suspenduar kualifikimet për eksport të gjashtë kompanive të SHBA-së, duke cituar shqetësime me sigurinë e ushqimit. 

Kina i ka vendosur edhe kontrolle të eksportit në shitje në shtatë minerale të rralla që  janë jetike në prodhimin e produkteve elektronike. 

Si dhe tarifa (që varrojnë nga 10% deri në 15%) në disa produkte amerikane të agrikulturës.