Botë

Kina fillon stërvitje të befasishme ushtarake rreth Tajvanit

Tajvan

Kina ka filluar një stërvitje të madhe ushtarake rreth Tajvanit.

Ushtrimet, të shoqëruara me një fushatë propaganduese, kanë filluar të martën pa paralajmërim. Ushtria Çlirimtare Popullore e Kinës(PLA) ka njoftuar se po i çon “një paralajmërim të fuqishëm” qeverisë së zgjedhur në mënyrë demokratike të Tajvanit mbi atë që Pekini pretendon se është aktivitet separatist.

Forcat nga flota detare, ushtria dhe forcat raketore po ju afroheshin Tajvanit nga të “disa drejtime”, ka njoftuar Komanda Lindore të Kinës, në llogarinë e saj zyrtare në median WeChat.

Sipas njoftimit, ushtrimet do të fokusohen në gatishmërisë luftarake në det dhe në ajër, duke marrë kontroll të konsiderueshëm, duke goditur caqe detare dhe tokësore dhe duke vendosur kontrolle të bllokadave në zona dhe rrugë kyçe.

Më vonë Komanda u deklarua se po ashtu edhe Roja Bregdetare kineze është përfshirë në ushtrime, duke kryer atë që ata e quanin “patrullime të forcave të rendit” afër ishullit kryesor të Tajvanit. Një avancim kyç i ushtrisë kineze ka qenë edhe integrimi i aseteve joushtarake, duke përfshirë edhe Rojën Bregdetare, dhe flotën e saj detare të peshkimit, dhe konvertimi apo krijimi i anijeve civile për transport ushtarak.

“Këto ushtrime janë veprime konkrete të ushtrojnë juridiksion legjitim dhe kontroll mbi ishullin në pajtim me principin e një Kine”, ka deklaruar Zhu Anqing, zyrtar i Rojës Bregdetare të Kinës.

Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit ka deklaruar se ka hasur 19 anije të PLA-së rreth Tajvanit në orën 6 të mëngjesit, duke përfshirë edhe aeroplanmbajtësen kineze Shandong. Më shumë se 10 nga anijet u afruan afër zonës detare të Tajvanit, që shtrihet 44 kilometra nga bregdeti, sipas zyrtarëve ushtarakë. Ushtria e Tajvanit si përgjigje ka vendosur avionë luftarakë, anije dhe sisteme raketore të mbrojtjes bregdetare, ka njoftuar ministria.

Pekini pretendon se Tajvani është territor kinez dhe po ndërton aftësinë për ta pushtuar me forcë ushtarake. Analistët besojnë se akoma nuk e ka arritur nivelin, por ka bërë përparime të rëndësishme dhe ndërkohë përdor presion ushtarak – si stërvitjet – dhe mjete të tjera shtrënguese për ta shtyrë Tajvanin drejt nënshtrimit.

“‘Pavarësia e Tajvanit’ do të thotë luftë dhe pretendimi për “pavarësinë e Tajvanit” do të thotë të shtysh popullin e Tajvanit në një situatë të rrezikshme lufte”, deklaroi Zhu Fenglian, zëdhënës i Zyrës Kineze për çështjet e Tajvanit.