Botë

Kina e gatshme ta përshkallëzojë luftën tregtare pas kërcënimeve të Trumpit

Tarifa nga Kina

Autoritetet kineze kanë bërë të ditur të martën se do të luftojnë deri në fund si dhe do të ndërmarrin kundërmasa të reja kundër kërcënimeve më të fundit të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i cili ka deklaruar të hënën se po e konsideron t’u vendosë importeve kineze tarifa shtesë prej 50 për qind.

E kërcënimi i presidentit amerikan erdhi pasi Kina u hakmor ndaj tarifave të SHBA-së javën e kaluar, në atë që po shihet nga njohësit e fushës si përshkallëzim i mëtutjeshëm i luftës tregtare ndërmjet dy superfuqive ekonomike, transmeton The Guardian

Tregjet e aksioneve nga Tokio në New York kanë pësuar rënie dhe janë bërë të pasigurta për investitorët, teksa lufta e tarifave vazhdon të përkeqësohet.

Trumpi e çorientoi ekonominë botërore javën e kaluar me tarifa të gjera ndaj partnerëve tregtarë të SHBA-së, të cilat kanë ngritur frikën për një recesion të nivelit botëror dhe kanë ngjallur kritika edhe nga vetë anëtarët e Partisë Republikane.