Botë

Kina bën thirrje për konsultime në kushte të barabarta me SHBA-në, pas vendosjes së tarifave

kina shba

Autoritetet kineze kanë bërë thirrje për konsultime në kushte të barabarta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas tronditjeve të tregjeve globale si pasojë e luftës tregtare në mes dy vendeve, raporton Reuters.

Ministria kineze e Financave pati njoftuar të premten se ka vendosur tarifa shtesë prej 34 për qind ndaj produkteve me origjinë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat pritet të hyjnë në fuqi më 10 prill. 

Ky vendim erdhi pas masave të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për t’iu kundërpërgjigjur barrierave që vendet e tjera u kanë vendosur produkteve amerikane. Trumpi ka vendosur tarifa deri në 54% në importet kineze, ndërkaq lartësia e tarifës dallon varësisht nga produktet. 

Disa shoqata tregtare kineze në industri nga shëndetësia dhe tekstilet e deri te elektronika gjithashtu lëshuan deklarata të shtunën, duke kërkuar unitet në eksplorimin e tregjeve alternative dhe duke paralajmëruar se tarifat do të përkeqësonin inflacionin në SHBA.

“Tregjet kanë folur”, ka shkruar zëdhënësi i ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, Guo Jiakun, në rrjetin social Facebook. “Tani është koha që SHBA-ja të ndalojë së bëri gjërat e gabuara dhe të zgjidhë dallimet me partnerët tregtarë përmes konsultimeve të barabarta”, ka shtuar ai.