Botë

Kina bën thirrje për armëpushim në Ukrainë

Wang Yi

Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi ka bërë thirrje për armëpushim në Ukrainë, gjatë takimit të mbajtur të martën me homologun e tij rus, Sergey Lavrov.

“Ne shpresojmë që të kemi armëpushim dhe një fund të luftës së shpejti. Kina mbështet idenë e një takimi ndërkombëtar që njihet si nga Rusia ashtu edhe nga Ukraina, në të cilin të gjitha palët mund të marrin pjesë në mënyrë të barabartë dhe të diskutojnë të gjitha zgjidhjet e paqes në mënyrë të drejtë”, ka thënë Wang në një konferencë të përbashkët shtypi me ministrin e jashtëm rus, raporton AP.

Wang gjithashtu ka thënë se të dy vendet do të vazhdojnë të mbajnë raporte të ngushta.

“Marrëdhëniet e mira midis Kinës dhe Rusisë janë fituar me vështirësi dhe meritojnë të vlerësohen dhe të ruhen me kujdes nga të dyja palët”, është shprehur ai.

Wang ka kërkuar gjithashtu armëpushim të pakushtëzuar dhe të qëndrueshëm në Gaza.

“Ne mendojmë se rezoluta e miratuar nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara është detyrim dhe duhet të zbatohet në mënyrë efektive”, ka shtuar ai.