Paralajmërimi i frikshëm

Kim Jong Un kërkon nga ushtarët që të jenë “më shumë se kurrë” të përgatitur për luftë

Kim Jong Un

Kim Jong Un

Foto: Associated Press

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, u ka kërkuar ushtarëve të rinj që të jenë “më të përgatitur se kurrë më parë për luftë”, gjatë një vizite të tij në një universitet këtë javë.

Sipas raportit nga agjencia qendrore e lajmeve e Koresë Veriore (KCNA) të enjten, Kim i ka bërë këto komente të mërkurën, gjatë vizitës së tij në një institucion të quajtur “Kim Jong II Universiteti i Ushtrisë dhe Politikave”, raporton AP.

KCNA-ja raporton se Kim ka folur për “situatën e komplikuar ndërkombëtare” dhe ka thënë se dëshironte të theksonte që Koreja e Veriut “duhet të përgatitet më fortë dhe në mënyrë të përsosur për luftë”. 

Vizita e tij në institucion vjen pas testimeve të raketave nga Koreja e Veriut, dhe një sërë ushtrimesh ushtarake. 

Kohët e fundit Pheniani ka rritur retorikën e tij kundër Seulit dhe ka shkurtuar pikat e kontaktit me Korenë e Jugut.