Botë

Këshilltari i Zelenskyt: Ukraina s’ka gisht në sulmin në Moskë

Mykhailo Podolyak, këshilltar i presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky, ka thënë se Ukraina nuk ka gisht në sulmin që ka ndodhur të premten mbrëma në Moskë.

Disa persona të armatosur kanë shtënë mbi turmën e njerëzve në një sallë koncertesh në Moskë, duke vrarë të paktën 40 persona, sipas raportimeve në Rusi. Mbi 100 persona dyshohet të jenë plagosur e objekti është duke u djegur.

“Të jemi të qartë, Ukraina absolutisht nuk ka të bëjë asgjë me këto ngjarje”, ka shkruar ai në Telegram.

Qe dy vjet Ukraina e Rusia janë në luftë, qëkur forcat ruse ndërhynë për ta pushtuar Ukrainën.

https://www.koha.net/bote/413634/dyshohet-per-mbi-40-te-vrare-e-mbi-100-te-plagosur-nga-sulmi-ne-moske-nbsp-pamje-te-renda-nbsp/