Këshilltari i presidentit të Malit të Zi, Veselin Veljoviq do të sillet sot në Prokurorinë Themelore në Cetinë, ku do të merret në pyetje nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të sulmit ndaj një personi zyrtar në kryerje të detyrës, raporton “Vijesti”.
Ish-zyrtari i Policisë dhe ish-drejtori në Drejtorinë e Policisë, Veljoviq, sulmoi në mëngjes ish-kolegët e tij.
Sulmi i Veljoviq i kap nga kamerat dhe videon e ka shpërndarë në Twitter zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq.
“Shihni se si Veselin Veljoviq, këshillytar i presidentit të shtetit dhe një grup deputetësh të DPS-së, filluan sulmin ndaj Policisë së Malit të Zi këtë mëngjes. Unë mendoj se është gjithçka e qartë tani. Apelojmë për paqe dhe ulje të tensioneve”, ka shkruar Abazoviq.
Veljoviq është arrestuar në mëngjes. Ndërsa po shoqërohej për në Polici, ai kërkoi të thërriste avokatin e tij.
Pogledajte kako je Veselin Veljović, savjetnik Predsjednika države i grupa poslanika DPS započela jutros napad na @PolicijaCG .
— Dr Dritan Abazovic (@DritanAbazovic) September 5, 2021
Sad je valjda svima sve jasno!
Apelujemo na mir i spuštanje tenzija. pic.twitter.com/TRwaiJQrkr