Udhëheqësi i Hamasit me bazë në Katar, Ismail Haniyeh ka thënë se përgjigja e grupit ndaj propozimit të fundit të armëpushimit në Gaza është në përputhje me parimet e paraqitura nga plani i presidentit amerikan, Joe Biden.
Haniyeh e ka bërë këtë deklaratë në një fjalim televiziv me rastin e festës islame të Kurban Bajramit, të dielën, raporton Reuters.
Ditë më parë, liderë të Hamasit kanë deklaruar se ndryshimet që kanë kërkuar në propozimin e SHBA-së për armëpushim në Gaza “nuk janë të rëndësishme” dhe përfshijnë tërheqjen e plotë të trupave izraelite nga Rripi i Gazës.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka thënë të mërkurën se Hamasi ka propozuar “një numër ndryshimesh”, disa prej të cilave sipas tij janë të pazbatueshme, por ndërmjetësit kanë shprehur vullnetin që të mbyllin boshllëqet.
Sipas SHBA-së, Izraeli e ka pranuar propozimin, mirëpo Izraeli nuk e ka deklaruar këtë në mënyrë zyrtare. Kryeministri Benjamin Netanyahu ka thënë në mënyrë të vazhdueshme se Izraeli nuk do t’i japë fund luftës pa e eliminuar Hamasin.
LEXO EDHE: