Mehdi Yarrahi, një këngëtar i njohur që ka folur kundër kodit të veshjes së grave në vend, është goditur me kamxhik 74 herë si pjesë e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund një çështjeje penale të ngritur kundër tij.
Yarrahi ishte dënuar fillimisht në janar 2024 për veprim të paligjshëm pasi kishte publikuar një këngë protestuese me titull “Shamia jote” në përvjetorin e parë të kryengritjes “Gratë, Jeta, Liria”.
Ai po ashtu kishte kompozuar këngë gjatë kryengritjes dhe ka mbi 1 milion ndjekës në Instagram, raportoi Guardian.
Dënimi me burg për 1 vit më vonë u kthye në monitorim me pajisje elektronike në këmbë, që përfundoi në dhjetor, duke çuar në lirimin e tij. Megjithatë, kthimi me garancinë prej 15 miliardë dollarësh varej edhe me fshikullimin e tij.
“Jam i gatshëm ta marr dënimin me 74 fshikullime, ndërkohë që e dënoj këtë torturë çnjerëzore, nuk bëj kërkesë për ta ndryshuar”, pati thënë Yarrahi atë kohë.