Botë

Katër të vrarë si pasojë e sulmit izraelit në Liban

Liban

Katër persona janë vrarë si pasojë e një sulmi izraelit në Libanin jugor, raporton Reuters.

Autoritetet libaneze kanë bërë të ditur se cak i sulmit qe një makinë dhe se të vrarët ishin anëtarë të grupit Hezbollah. 

Konflikti midis Hezbollahut dhe Izraelit ka vazhduar që nga tetori, paralelisht me luftën në Gaza, por është përshkallëzuar këtë javë pasi të dy palët kanë intensifikuar sulmet e tyre, duke nxitur shqetësime për luftë më të madhe mes dy kundërshtarëve të armatosur rëndë. 

Izraeli ka përdorur artileri, dronë dhe aeroplanë luftarakë kundër objektivave në Libanin jugor, për të goditur luftëtarët e Hezbollahut dhe grupet e tjera të armatosura. Libani ka lëshuar raketa dhe dronë në veri të Izraelit.

Hezbollahu ka thënë vazhdimisht se do të ndalojë sulmet kur të ndalet ofensiva izraelite në Gaza, por se është gjithashtu i gatshëm të luftojë nëse Izraeli vazhdon të sulmojë Libanin.