Botë

Katër të vrarë nga sulmet ukrainase në Kursk të Rusisë

Ukraine, Kursk

Foto: Associated Press

Katër civilë janë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur në një sulm ukrainas të mërkurën në një fabrikë ushqimi në rajonin perëndimor të Kurskut të Rusisë, ka bërë të ditur guvernatori.

Tre burra dhe një grua, punonjës në mullirin në Kozyrevka, kanë mbetur të vdekur, ka shkruar Alexander Khinshtein në Telegram. Njëri nga të plagosurit është shtruar në spital, ka shtuar ai.

Betejat midis trupave ruse dhe ukrainase janë duke u zhvilluar në Kursk, ku trupat ruse kanë bërë përparime të mëdha ditët e fundit në përpjekjet e tyre për të dëbuar forcat ukrainase që kanë kapur në një pjesë të rajonit që nga gushti i kaluar.

Të martën në Arabi Saudite janë zhvilluar bisedimet e para SHBA-Ukrainë, ku pas diskutimeve disa orëshe, palët janë pajtuar për një armëpushim të plotë 30-ditor.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka thënë në një konferencë për media pas takimit, se tani topi është në anën e Rusisë.

Por një burim i lartë rus ka thënë për The Telegraph se presidenti rus, Vladimir Putin, vështirë se do ta pranojë propozimin në formën aktuale. 

LEXO EDHE: