Botë

Katër të vrarë nga sulmet ruse në qytetin e lindjes të Zelenskyt

Lufta ne Ukraine

Foto: Associated Press

Të paktën katër persona janë vrarë si pasojë e sulmeve ruse në një hotel në qytetin e lindjes së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky të enjten. 

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se vullnetarë amerikanë dhe britanikë nga një organizatë humanitare janë në mesin e atyre në një hotel në Kryvyi Rih të goditur nga një sulm me raketa mbrëmjen e së mërkurës.

"Raketat balistike goditën një hotel të zakonshëm. Pak para sulmit, vullnetarë nga një organizatë humanitare, qytetarë të Ukrainës, Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë, u regjistruan në hotel”, ka shkruar ai në Telegram.

"Ata mbijetuan sepse arritën të zbrisnin nga dhomat e tyre. Por, për fat të keq, katër persona u vranë në sulm”, ka shtuar ai.

Zelensky ka thënë se nuk mund të ketë pauzë në presionin ndaj Rusisë për të ndalur këtë luftë.

Sulmi në Kryvyi Rih ka ndodhur ndërsa Zelensky përgatitet për një samit me liderët evropianë në Bruksel, raporton BBC.

Samiti, i cili fillon të enjten në mëngjes, do të synojë rritjen e mbështetjes evropiane për Ukrainën.

Të hënën, SHBA-ja ka pezulluar ndihmën ushtarake për Ukrainën, dhe pajisjet që janë tashmë në Poloni nuk mund të kalojnë kufirin

Ndërkaq, të mërkurën në mbrëmje, presidenti francez, Emmanuel Macron, ka thënë se dëshiron të besoj se SHBA-ja do të qëndrojë në anën e tyre, por se duhet të jenë gati nëse nuk ndodh ashtu.