Botë

Katër të vdekur pasi një veturë me emigrantë aksidentohet në Kroaci

Ilustrim

Ilustrim

Foto: Associated Press

Katër persona kanë mbetur të vdekur dhe disa të tjerë të lënduar pasi një veturë që transportonte emigrantë të enjten, doli nga rruga dhe goditi një mur në jug të Kroacisë, ka bërë të ditur policia.

Mediat kroate raportuan se shoferi po përpiqej t'i shpëtonte policisë për të mos u kapur për kontrabandën me njerëz.

Pesë pasagjerët e tjerë, mes tyre edhe një fëmijë, janë lënduar dhe janë dërguar në spital, raporton AP.

Kroacia është një vend anëtar i Bashkimit Evropian. Emigrantët që përpiqen të arrijnë Evropën Perëndimore hyjnë në Kroaci përmes Bosnjës përpara se të shkojnë drejt Sllovenisë ose Italisë. Ata shpesh u drejtohen kontrabandistëve për t'ua mundësuar kalimin përtej kufijve pa autorizim.

Aksidenti ndodhi rreth orës 7:00 të mëngjesit në qytetin Sinj, 18.6 kilometra larg kufirit me Bosnjën.