Katër persona kanë vdekur dhe tre të tjerë konsiderohen të zhdukur pas një shpërthimi në një hidrocentral në veri të Italisë.
Shpërthimi ndodhi nën ujë në centralin afër qytetit të Bolognas.
Zona e prekur ndodhet 30 metra nën nivelin e ujit.
Kryetari i Camugnanos, qytezë afër zonës, ka thënë se zjarri ka shpërthyer derisa po punohej aty, raportoi BBC.
Marco Masinara ka shtuar se ekipet e shpëtimit nuk po mund të futeshin për ndihmë.
“Është një aksident i rëndë. Shumë punëtorë ishin brenda dhe të tjerë janë ende aty”, ka thënë ai.
Calogero Turturici, kryesues i shërbimit të shpëtimit, ka thënë se disa seksione të centralit janë të mbuluara nga tymi e disa të tjera janë përmbytur.
💥🇮🇹 Italie -
— Marto Pirlo (@martopirlo1) April 9, 2024
Explosion peu avant à la centrale hydroélectrique de Suviana au sud de Bologne. Au moins 4 blessés graves et 6 disparus pour l'heure.
Vidéo ⤵️ pic.twitter.com/knsUqD001Z